Gjendet vetem 8 km larg nga Shkodra mbi lumin Kir.Mbi kete lume kane qene gjithsejt tre ura ; Ura e Shtrenjte, Ura e Kirit dhe Ura e Mesit. Ne ditet e sotme ka mbijetuar vetem Ura e Mesit , mbasi dy te parat jane shkaterruar. Ura e Mesit lidh Shkodren me Drishtin dhe krahinen e Cukalit. Ajo eshte e veçante ne llojin e vet dhe perben nje “ monument kulture” .Kjo ure permendet nga albanologu i shquar austriak Han ne mesin e shek XIX. Ura ka 13 harqe dhe gjatesia e saj eshte 103 metra.