Razma ndodhet në zemër të Alpeve Shqiptare dhe në zemër të atraksioneve turistike të Rajonit Shkodër. Pozicioni gjeografik shumë i favorshëm, 50 km larg nga Thethi, 100 km larg nga Vermoshi, 30km nga Liqeni i Shkodrës, 70km nga Deti Adriatik (Velipojë) e bëjnë Razmën një kryqëzim turistik me mundësi të shumta për një turist.