18 May · admin · No Comments

Kalaja e Rozafes

Ngrihet mbi nje koder shkembore ne perendim te qytetit te Shkodres. Ajo rrethohet prej ujrave te tre lumenjve, Bunes, Drinit dhe Kirit. Rozafa eshte nje prej keshtjellave me te rendesishme ne te gjithe Shqiprine dhe objekti kryesor turistik ne qytetin e Shkodres. Kalaja ka origjine ilire dhe historiani Tit Liri e permend “si vendi me i forte i Labeateve” (fis ilir ne brigjet e liqenit te Shkodres). Mbreteresh ilire Teuta e ka perdorur ate si baze ne luftrat kunder Romes. Emri Rozafa del ne mesjete. Me kete emer lidhet legjenda qe ka ne qender “mbajtien e fjales se dhene” dhe si subjekt eshte murosja e Rozafes, nuses me te re te tre vellezerve qe ngrinin muret e kalse por qe shembeshin naten. Ne hyrje te kalase ndodhet bozorelievi i Rozafes dhe uji gelqeror qe deperton tek hyrja kryesore lidhet me fantazine popullore si qumshti i gjirit te Rozafes , i cili u la jashte gjate murosjes per te ushqyer foshnjen e saj. Formen e sotme kalaja e ka marre gjate periudhes se sundimit te families feudale te Balshajve (shek XIV). Sot shumica e mbetjeve te kalse i perkasin periudhes veneciane, sidoqofte shihen gjurme edhe te periudhes se osmaneve (shek XVI – XVII) dhe Bushatllinjve (shek XVIII – XIX). Muret e kalase se Rozafes kane nje gjatesi prej 880 metrash dhe rrethojne nje sip prej 9 hektaresh. Rozafa mbas nje resistence te fushishme ran nen sundimin osman ne vitin 1479. Objekte te tjera brenda kalase jane cisternat e ujit te shek XV, katedraleja e shek XIII e cila pas pushtimit osman u kthye ne xhami. Po keshtu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafes qe shpjegon periudhat e ndryshme te kalase.

Facebook

Instagram

Rreth Nesh

Camping Village Gardenland ndodhet brenda Gardenland Resort ne rrethin e Shkodres, ne rrugen nacionale Bushat-Barbullush. Ne kampin tone ju keni mundesi te ndryshme te akomodimit si rulota, karavane, shtepi druri dhe tenda. Ju mund te parkoni autokampin tuaj ose mund te merrni me qira nje çader ose shtepi druri. Ne resort ju mund te gjeni gjithçka qe deshironi: Bar & Restorant, Pishina, Kend lojerash per femije, etj.

Facebook

Location

Kontakto

 Barbullush  Shkoder, Albania

 

 +355 69 206 0524

 

info@campingalbania.com

© Copyright 2022 by Camping Villaggio Gardenland | Design by Webhiper.al